Dita e Artizanatit dhe Zejtarisë në Shkodër

Shoqata e Artizanatit te Punimeve Artistike te Shqiperise, ne bashkepunim me Bashkine Shkoder, per te 5-tin vit rrallazi organizoi “Dita e Artizanatit dhe Zejtarise” ne Shkoder. Kjo feste, e miratuar edhe nga Keshilli Bashkiak i Shkodres, i jep nje rendesi te madhe artizanatit dhe zejtarise ne Shkoder. Kete vit, ne nje vit jubilar, kjo feste ishte e menduar deri ne detaje dhe kishte shume elemente te vecante, enkas per kete dite. Panairi i artizanatit ishte ne vazhden e panaireve qe zhvillohen ne qender te qytetit duke i dhene nje hijeshi ketij vendi. Jane me shume se 40 cadra te bardha, paisura me te gjitha paisjet per organizimin dinjitoz te nje panairi, me tavolina, karriga, mbulesa, etiketa, kartevizita, dhe kapele promocionale te dites se artizanatit. Pjesemarrja e artizaneve ne kete panair ishte nje risi tjeter qe tregon per rendesine e ketij organizimi. Kishim me shume se 40 artizane te zejeve te ndryshme, qe nga gdhendja ne dru, tezgjah, qendistari, punime artizanale etj. Edhe shperndarja gjeografike e ketyre artizaneve ishte e gjere. Kishim artizane nga shume fshatra te Shkodres, Lezhes, Malesi te Madhe, Sarande, Tirane, si dhe nga Prizreni dhe Podgorica. Nje vecanti qe u pelqye kete vit ne organizimin e kesaj dite ishte ngritja e nje ekspozite demonstruese per artizanatin. Nje cader me permasa 12 X 4 eshte montuar po ne pedonalen ne qender te qytetit ku ne te u vendosen disa artizane duke demonstruar direkt sesi eshte nje pune artizanale, dhe kushdo nga vizitoret ishte i lire te shikonte dhe pse jo te provonte si punohej ne tezgjah, si gdhendej nje dru apo si qendisej nje pelhure. Kjo dha nje impakt dhe nxiti shume kureshtjen e qytetareve per te qene “Artizan per nje dite”. Paralelisht me panairin dhe ekspoziten, u zhvillua edhe nje workshop me artizanet per te diskutuar mbi mundesite e zhvillimit te artizanatit. Nje panel i formuar nga z. Zef Gjini – Kryetar i Shoqates se Artizaneve, znj. Voltana Ademi – Kryetare e Bashkise Shkoder, dhe z. Gentian Mema – Drejtor i Turizmit ne Bashkine Shkoder referuan dhe u pergjigjen pyetjeve te ndryshme te artizaneve per krijimin e mundesive te reja per zhvillimin e artizanatit. Ne fund u shtrua dhe nje koktail per te pranishmit. Te tilla organizime jane nje mundesi shume e mire per te promovuar por sidomos per te zhvilluar traditen mijeravecare te artizanatit ne vendin tone.

 

artizanati

 Artizanati shkodran është i pasur si nga begatia e shprehjes artistike, ashtu edhe nga numri i llojeve të objekteve të punuara, të cilat kanë qenë jo vetëm mjete të plotësimit të nevojave të përditshme jetësore, por dhe shpirtërore të banorëve të Shkodrës dhe të Bjeshkëve të Nëmuna.Në historinë e tij 2500 vjeçare, qyteti i Shkodrës krijoi një traditë te rëndësishme në fushën e artizanatit, ku mbarti me vete mjeshtrinë e lartë, individualitetin, fantazinë krijuese, shijet e ndjenjat artistike të kësaj treve. Artizanati shkëlqimin e tij në këtë qytet e shfaqi në mesin e shek. XVIII deri në vitet ‘ 50 – ‘ 60 të shek. XIX, shekull ky, kur Shkodra dominoi ndaj qendrave të tjera të vendit. Në pazarin e saj ajo numëronte 2500 dyqane. Në sokakët e zejtarëve, dyqanet radhiteshin sipas 80 zejeve e profesioneve të ndryshme, ku mjeshtrit popullorë zbukuronin gurin duke i dhënë forma të ndryshme, gdhendnin drurin me ornamente të ndryshme, kalisnin hekurin, qëndisnin me fije ari dhe argjendi veshje të papërsëritshme kombëtare, punonin lëkurat e çdo lloji, stolisnin armët e trimave të lirisë. Terzinjtë e palodhur dhe qëndistarët e talentuar nxirrnin nga duart e tyre riza hijerënda dhe punime të mëndafshta me motive interesante.Ne Muzeun Historik të Shkodrës ruhen rreth 500 objekte, në një gjendje relativisht të mirë konservimi si tekstile (veshje komplete ose elemente veshjesh, sende mobilimi të ambienteve shtëpiake, si qylyma, perde, mbulesa tryeze, shtretrish, strishe muri, etj.). Në punimin e tyre është përdorur dendur leshi, mëndafshi natyror, pambuku, liri, duke kryer ciklin e plotë të proçesit në vend, sipas teknikave tradicionale, natyrisht në një proçes evolutiv të tyre. Vlen të theksohet se ato shquhen për origjinalitet, dekoracion të pasur, plot simbolikë e kolorit. Në mënyrë të veçantë vlera të rralla artistike përmbajnë veshjet, ku shpesh është përdorur filigrami me nuanca të shumta ngjyrash. Po kështu qëndisjet me dorë të të pëlhurave prej mëndafshi, liri e pambuku të shamive, këllefëve, çarçafëve etj.

Artizanati shqiptar, një bukuri që sfidon çdo epokë.

Artizanati shqiptar, një bukuri që sfidon çdo epokë.

 

Shkodër, 8 Mars/ATSH/-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, njëherësh edhe i deleguar i PS për qarkun e Shkodrës, ka zgjedhur sot që të surprizojë gratë që punojnë punimet artizanale në qytetin e Shkodrës.Ministri Bushati vizitoi sot gratë të cilat punojnë në punishten e prodhimit të qilimave artizanale në Zogaj, Shkodër, ku ju dhuroi lule në nder të 8 marsit.Për kryediplomatin Bushati, 8 Marsi i dedikohet pikërisht grave e vajzave që përcjellin vlera pozitive në zhvillimin e shoqërisë.“Gruaja shqiptare ka ditur gjithnjë të bëjë gjera të bukura, për veten, familjen dhe përfaqësimin e vlerave të kombit. Punimi i qilimave artizanal është një sipërmarrje e vështirë në epokën e industrializimit, por pasioni, bukuria dhe emocioni që të jep një punim artizanal duket se sfidon çdo epokë”, deklaron Bushati.Ai vë në dukje se “në punishten e prodhimit të qilimave artizanal në Zogaj, Shkodër, grate dhe vajzat e punësuara vijojnë të mbajnë gjallë traditën shekullore të zonës.“Falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës kjo sipërmarrje do të njohë një stad tjetër duke konsoliduar kësisoj traditën e artizanatit shqiptar”, u shpreh ministri Bushati.

 

MADE WITH    BY MUSEFREE.COM